Një 37-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi transportonte mallra kontrabandë.
Shtetasi me iniciale L.B., akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
Sakaq është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i dyshuar, shtetasi I. G., 37 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare godet një tjetër rast të kontrabandës me mallra.
Vihet në pranga drejtuesi i furgonit që transportonte mallrat e dyshuar të kontrabanduar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec kanë ndaluar në fshatin Lin, Pogradec, shtetasin L. B., me mjetin furgon të markës “Ford”, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra kuti me fruta të thata, të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 34 vjeç, banues në fshatin Lin, Pogradec dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar të tij, shtetasin I. G., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.