Transportonin mallra kontrabandë nga Kosova, arrestohet 56-vjeçari dhe doganieri në Kukës

Një 56-vjeçar dhe një doganier 41 vjeçar janë arrestuar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohet se po transportonin mallëra të kontrabanduar.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

U kap në flagrancë duke transportuar mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, vihet në pranga 56-vjeçari.

Arrestohet në flagrancë edhe doganieri i PKK Qafë Prush, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. J., 56 vjeç, banues në Krumë, pasi është kapur në flagrancë, në aksin rrugor Qafë Prush-Krumë, duke transportuar me një automjet tip “Volksëagen”, mallra të ndryshëm, të cilët i kishte kaluar nga Kosova në Shqipëri, duke shmangur detyrimet doganore.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B. A., 41 vjeç, banues në Krumë, me detyrë doganier pranë PKK Qafë Prush, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin Sh. J., i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe mallrat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *