Transportonte 324 kg kokainë, shoferi maqedonas Nafiz Ajroski del para Gjykatës

Në portin e Durrësit, me datë 18 qershor, u sekuestruan 324 kg kokainë të fshehura brenda një kamioni me targa maqedonase. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim midis DEA-s amerikane dhe policisë shqiptare,  droga u gjet në një kamion që drejtohej nga shtetasi Nafiz Ajroski, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ishte fshehur në trupin e mjetit dhe ishte ndarë në 60 pako të ambalazhuara me logot e disa firmave të njohura, si ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’ etj.

I vetmi person i cili ra në prangat e policisë ishte pikërisht drejtuesi i mjetit, Nazif Ajroski.  Ky i fundit në deklaratën e tij u shpreh se “Nuk kam pasur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në kamion”, duke theksuar se merret vetëm me transportin e hekurit. Ditën e sotme shoferi maqedonas ka dal para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai do të gjykohet nga gjyqtari Rexhep Bekteshi.

Kujtojmë se mjeti i tonazhit të rëndë kishte kaluar në mënyrë tranzitore në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe përmes Qafë Thanës kishte hyrë në Shqipëri. Mbas një qëndrimi 2 ditor në portin e Durrësit, do të udhëtonte drejt Italisë. Sa i përket itinerarit të ndjekur fillimisht u mendua se është nisur nga Belgjika për të mbërritur në Serbi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, por burime zyrtare bëjnë me dije se kamioni ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, ku nga kontrolli në skaner rezultoi i pastër. Prandaj hetuesit dyshojnë se kamioni është mbushur në Shqipëri dhe po verifikohen edhe doganierët e Qafë-Thanës, të cilët mund të kenë lejuar kalimin e kokainës, duke plotësuar dokumentacionin pa bërë kontrollin e nevojshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *