Transportonte emigrantë kundrejt pagesës, arrestohet 37-vjeçari

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 60”.

U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në këtë automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 60”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

37 vjeçar, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shtëpëz”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *