Një 34-vjeçar u arrestua diten e sotme pasi u kap nga operacioni policor i koduar “Destinacioni” .
34-vjeçari u kap teksa po transportonte me taksi, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me destinacion Malin e Zi kundrejt një përfitimi.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë / Punë intensive nga Policia e Lezhës, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, i zhvilluar falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të Qarkullimit Rrugor dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, të DVP Lezhë.
Transportonte me taksi, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 34-vjeçari.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve, të DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni”.
Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, gjatë monitorimit të pandërprerë të të gjitha akseve rrugore, kanë identifikuar dhe ndaluar, në Balldre, automjetin me shërbim “Taxi”, me drejtues shtetasin R. P. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në këtë automjet, janë gjetur 3 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 34-vjeçari po i transportonte, me destinacion Malin e Zi, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin R. P,. 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhënia ndihme për kalim paligjshëm të kufirit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me shërbim “Taxi”, me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Ky është operacioni i dytë brenda 24 orësh, i finalizuar nga strukturat e Policisë së Lezhës, me fokus goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë ditës së djeshme, u finalizua operacioni policor i koduar “Rruga e gabuar”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi që transportonte 31 emigrantë, kundrejt 900 eurove për person, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.