Transportonte ilegalisht të rinjtë drejt Mbretërisë së Bashkuar, dënohet 27 vjeçari shqiptar

Floreand Lika, nga Temple Street, Portsmouth, u dënua me katër vjet e katër muaj burg.

27-vjeçari shqiptar ka ndihmuar në kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm me gomone drejt e në Britaninë e Madhe.

Gjykata e Kurorës së Portsmouth vendosi sot se ai ishte përgjegjës për organizimin e udhëtimit me gomone të shqiptarëve të cilët niseshin nga Franca.

Gjatë dy udhëtimeve, Lika ishte në kontakt telefonik me një nga tre burrat e dënuar në fillim të këtij viti për kontrabandë njerëzish në vend.

Një anije që udhëtonte nga Cherbourg mbërriti në East Cowes Marina më 19 Mars 2020.

Në anije ndodheshin 12 persona që dyshohet se ishin emigrantë që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *