Në Gjirokastër ka rënë në pranga një gardist teksa transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia përmes kufirit të gjelbër.
I arrestuari është shtetasi I.Q, 43 vjeç ish punonjës i SHÇBA, momentalisht punonjës i Gardës së Republikës.
Mësohet se gardisti kishte mbushur një furgon plot me klandestinë me destinacion drejt Tiranës. /Priza.al