Transportonte lëndë drusore pa dokumentacion, arrestohet 37 vjeçari në Pogradec

Një 37 vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi transportonte lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

Shtetasi me iniciale E.M., banues në fshatin Çërravë, Pogradec akuzohet për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë policia ka sekuestruar në cilësinë e provës 15 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme dhe automjeti që shërbente për t’i transportuar.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Goditet një rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.

Transportonte lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohen 15 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme dhe automjeti që shërbente për t’i transportuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec.

Ky shtetas u kap nga shërbimet policore, në fshatin Stropskë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “IFA”, 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se E. M. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *