Trau i Kukësit/ Kursi i këmbimit sipas Çetit dhe Salillarit

Kompania ‘Kastrati’ vjedh hapur qytetarët, lidhur me vendosjen e traut në autostradën Milot-Morinë, ku përdoruesit e kësaj duhet të paguajnë 5 euro për çdo kalim.

Vendosja e traut edhe pse acaroi qytetarët, nuk e ka penguar Kastratin që të rrjepë akoma dhe më shumë këta të fundit. Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Priza.al, se Kastrati nuk llogarit pagesën karshi luhatjes së këmbimit valutor.

Qytetari me automjetin e tij tip ‘Mikrobus’ është ndalur tek stacioni Kolosh- Kukës për të bërë pagesën e traut por nga vlera prej 5 euro, fatura i ka shkruar 660 lekë. Pra nëse do ta llogarisnim me kursin e sotëm i cili qëndron 117 lekë, pagesa duhet të ishte 580 lekë dhe jo 660.

Fatura e paguar

Pra qytetarët po i grabitet çdo ditë rreth 80 lekë më tepër.

Aplikimi i tarifës në këtë autostradë nis më datën 17 shtator të viti 2018, ku pavarësisht kundërshtive që hasi ky vendim ku pati edhe protesta të dhunshme që solli në arrestimin e disa qytetareve, qeveria nuk u tërhoq. Qeveria vendosi një tavan lidhur me çmimet që duhet të paguajnë qytetarët sipas kategorisë së automjeteve apo shtresave në nevojë, ku përjashtim bënin vetëm banorët e Kukësit të cilët paguajnë 100 lekë të reja për çdo kalim. Qeveria vendosi të pranojë kushtin e kompanisë, duke i dhënë me koncesion rrugën e Kombit për të cilën nuk ka më kthim pas. Theksojmë se koncesioni do të zgjasë për 30 vite dhe kompanisë i është dhënë e drejta që të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim të mirëmbajë rrugën.

Kjo kompani është në pronësi të biznesmenëve Sheqet Kastrati dhe Pëllumb Salillarit.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *