Kylie Jenner zbuloi dje (e martë), se i dashuri i dhuroi asaj dhe vajzës 3-vjeçare të çiftit, Stormi Webster, dy unaza diamanti që kombinohen. Unazat kanë secila një gur të prerë në formë dardhe të vendosur pranë një diamanti të prerë në smerald, në një stil “Toi et Moi”.
“Babi na ka marrë unaza që përputhen”, shkruajti Jenner, 24 vjeçe, në një foto të dorës së saj pranë asaj të Stormit.
View this post on Instagram
Ylli shkëlqeu me manikyrin e saj franceze, i cili ishte e mbuluar me perla, ndërsa vogëlushja kishte thonj holografikë.
Manikyri i Stormit ka të ngjarë të ketë mbetur nga kostumi i saj i adhurueshëm i Halloween; ajo u vesh si një sirenë, ndërsa nëna e saj si një mace e zezë dhe babi Scott i veshur si personazhi Michael Myers.
Ndonëse Jenner nuk tregoi nëse kishte ndonjë rast të veçantë pas dhuratave mahnitëse, ajo aktualisht është në pritje të fëmijës së dytë të çiftit.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/