Pasojat për Travis Scott janë të shumta pas tragjedisë në festivalin “Astroworld” në Hjuston në nëntor, që rezultoi në 10 të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur. Reperi u hoq nga lista e pjesëmarrësve për festivalin e ardhshëm të Muzikës dhe Arteve në ‘Coachella Valley 2022’, ku ai ishte planifikuar të ishte ndër kryesuesit, sipas ‘Variety’.
I kritikuar nga disa pjesëmarrës të ‘Astroëorld’ që nuk e ndaloi më herët koncertin e tij kryesor, lajmi për largimin e tij nga Festivali ‘Coachella’ vjen pas një peticioni të ‘Change.org’ që po loboi për largimin e Scott nga të gjitha shfaqjet e Goldenvoice.
Scott, së bashku me Rage Against the Machine dhe Frank Ocean u shpallën për herë të parë si titullarët e ‘Coachella’ në janar të vitit 2020, por festivali është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19.
/Priza.al/