Ndeshja e Romës kundër Feynord ka nxitur trazira mes dy grupeve të tifozëve.
Mbrëmjen e kaluar ka pasur disa përballje mes grupeve të ultrasve Italianë dhe Hollandez ndërsa kërcënimet mes palëve vazhdojnë akoma në rrjetet sociale.
Plani i sigurisë i vendosur prej ditësh, me agjentë dhe transportues të blinduar të rreshtuar në rrugë, parandaloi më të keqen:
Tensioni u rrit mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23.15, kur ultrasit e romës, me kapuç, me shalle dhe shkopinj, u përpoqën të afroheshin afër tifozëve hollandezë, të cilët ndodheshin në disa bare pranë Koloseut.
Në rrjetet sociale janë bërë disa video: njëra tregon tifozët e Romës duke u larguar nga policia, ndërsa në një tjetër tre djem që, shkelmojnë një person në tokë.
Huliganët e Feyenoord ishin dyndur drejt kryeqytetit për të parë ndeshjen e Europa League mes ekipit të tyre dhe Romës.
Në orët e fundit ultrasit holandez kanë provokuar romanistët në rrjetet sociale: “Ja ku jemi sërish”. “Nuk mund të ndalosh tifozët e Feyenoord!”, shkruan holandezët teksa përjetësuan veten në Romë