Mike Maignan u dëmtua gjatë ndeshjes së Francës, duke shqetësuar të gjithë kampin e Milanit.
Mediat italiane nxjerrin në dritë të reja të rëndësishme rreth gjendjes së portierit. Sipas asaj që shkruhet, synohet që “gardiani” të rikthehet në fushën e lojës me 22 tetor, në ndeshjen kundër Monzës në shtëpi.
Pra, tifozët duhet të presim të paktën 3 javë për ta parë në fushën e lojës. Ky lajm vjen pikërisht në një periudhë kur UEFA ka ngjeshur kalendarin.
Milan renditet në vendin e pestë me 14 pikë.