Tre këshilla që ndjekin çiftet e lumtura

Studiuesit, vërejtën se shumica e çifteve të lumtura kanë tre mënyra veprimi  të përbashkëta, ja kush janë ato:

  • Përshëndetja

Mund të duket krejtësisht e parëndësishme, por mënyra se si e përshëndetni partnerin kur ktheheni në shtëpi është shumë e rëndësishme. Përpiquni ta përshëndesni partnerin tuaj çdo ditë me një përqafim dhe një puthje.

  • Komunikimi pa ndërhyrje

Në botën e sotme, ne kemi shumë shpërqendrime, veçanërisht: televizor, telefon, tablet,laptop etj.Kur nuk mbajmë asgjë në duar ose nuk shikojmë ekranin, zakonisht shpërqendrohemi. Si fillim, merrni vetëm dy minuta në ditë: gjatë kësaj kohe, përqendrohuni vetëm te partneri dhe biseda.

  • Mirënjohja

Secili prej nesh duhet të ndihet i vlerësuar. Fatkeqësisht, shpesh e harrojmë këtë fakt dhe kjo vlen edhe për partnerin. Kushtojini vëmendje gjithçkaje që partneri juaj bën për ju dhe mos harroni ta falënderoni atë me zë të lartë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *