Tre lojtarët e Napolit ‘thyen’ rregullat e COVID-19, rrezikojnë deri në 1 mijë euro gjobë

Barazimi i arritur në Torino kundër Juventus nuk ka kaluar pa zhurmë te Napoli. Skuadra jugore ishte e pushtuar nga Covid-19, por pavarësisht kësaj, tre futbollistë lanë periudhën e karantinës së detyrueshme, duke u aktivizuar nga minuta e parë. Si për çudi, Zjelinski, Lobotka dhe mbrojtësi shqiptar i kombëtares së Kosovës, Rrahmani dolën në fushë kundër Juventusit edhe pse për ta ishte vendosur masa e izolimit, për shkak të kontaktit të ngushtë me një person pozitiv me Covid-19.

Ata ende nuk e kanë kryer dozën e tretë të vaksinës dhe kanë kaluar më shumë se 120 ditë nga e dyta, prandaj sipas rregullave të vendosura nga qeveria, ata duhej që të ishin izoluar. Megjithatë, Napoli jo vetëm që i përfshiu në listën dhe udhëtuan drejt Torinos, por siguruan një fanellë titullari.

Por çfarë rrezikojnë ata? Në nivel administrativ, të tre rrezikojnë një gjobë që varion nga 400 deri në 1000 euro. Teksa duke kaluar tek çështja sportive, nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodh duke qenë se është një rast studimi krejtësisht i ri dhe nuk bën pjesë ende në rregulloren e Serisë A dhe protokollin e miratuar së fundmi nga Liga.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *