Gjatë festave, ne konsumojmë më shumë ushqim se zakonisht dhe shpesh kjo shoqërohet me një ndjenjë rëndese dhe një dëshirë për të “pastruar” trupin tonë nga ushqimet që kemi ngrenë gjatë ditës.
Detoksifikimi është një proces që ndodh natyrshëm në trup, por ka disa gjëra që mund të bëni për të ndihmuar trupin tuaj të çlirohet nga substancat e panevojshme pa dieta të rrepta dhe privime.
Pini shumë ujë
Hiqni dorë nga alkool-i për disa ditë dhe përpiquni të pini sa më shumë ujë. Hidratimi është thelbësor për të eleminuar toksinat nga veshkat. Ju mund të shtoni pak limon të freskët në ujë për të marrë disa elektrolite të vlefshme në të njëjtën kohë. Gjithashtu, lëngu i limonit do të ndihmojë mëlçinë të prodhojë më shumë enzima në mënyrë që të mos përballeni me probleme me dispepsi.
Hani vakte të vogla dhe të shpeshta
Siç e dini, vaktet e mëdha të ushqimit çojnë në fryrje dhe parehati dhe në këtë mënyrë rëndojnë sistemin tretës. Duke zgjedhur vakte të vogla dhe të shpeshta do të shmangni këto ‘efekte anësore’ të pakëndshme. Mos harroni të hani ngadalë, jo vetëm për të shijuar vaktin, por edhe për të shmangur gëlltitjen e ajrit me ushqimin.
Flini mirë
Sigurohuni që të bëni të paktën shtatë orë gjumë dhe që ambienti juaj i gjumit të jetë mjaft i freskët, i errët dhe pa ekrane. Pushimi adekuat është i nevojshëm për të reduktuar inflamacionin dhe stresin në trupin tuaj, në mënyrë që trupi juaj të jetë në gjendjen më të mirë!