Një shtetase është goditur me grushte dhe i është hedhur sprajt në fytyrë bg tre persona të tjerë, njëri prej tyre tashmë i arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, teksa fatmirësisht e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 23-vjeçari me incialet G.D. teksa në kërkim janë shtetasit N.Ç. dhe E.Ç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.