Inter ka marrë 3 pikët e para në grupet e Champions League. Të besuarit e Inzaghit e bëjnë diçka të tillë në Çeki ndaj Plzen, duke fituar 0-2 (Ndeshja e dytë e grupeve, Champions League).
Zikaltërit do e nisnin takimin duke ushtruar presion ndaj kundërshtarit, ndërsa vendasit do preferonin të luanin me kundërsulme.
Goli që do zhbllokonte shifrat do vinte në minutën e 19-të. Një goditje e bukur e Edin Dzeko do ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri i çekëve, me festën e tifozëve të nënkampionëve të Italisë në shkallët e stadiumit Doosan Arena, që ishte e ligjshme.
Djemtë e Bilek Michal do provonin të reagonin, por gjuajtjet nga larg të tyre nuk do shqetësonin shumë portierin Handanovic.