Tre plumba përshkojnë në fluturim avionin me 63 pasagjerë, një prej tyre mbetet i plagosur

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Mianmar, teksa një avion me 63 pasagjerë në bord  u qëllua disa herë teksa po përgatitej të ulej në një qytet.

Tre plumba shpuan trupin e avionit dhe njëri fatkeqësisht depërtoi në faqen e njërit prej udhëtarëve që mbeti i plagosur.

Incidenti ndodhi mëngjesin e 30 shtatorit në fluturimin me kod UB149 Naypyidaw-Loikaw-Yangon të kompanisë burmeze “Myanmar National Airlines” në kohën e zbritjes në Loikaë, kryeqyteti i shtetit Kayah.

Nuk dihet se kush ka qëlluar dhe çfarë lloj arme është përdorur. Incidenti ndodhi kur “Atr 72”, një avion i përdorur për transport lokal po i afrohej pistës 19 të aeroportit të Birmanisë, kur në rreth 3330 metra nga asfalti dhe ndërsa vazhdonte në 183 metra mbi nivelin e detit u godit tre herë.

I riu, siç shihet në fotot e bëra nga personat në bord u plagos në faqen e djathtë, ndërsa avioni më pas u ul pa probleme të mëtejshme.

Qeveria fajëson milicitë lokale, por nuk ka asnjë konfirmim se kush janë përgjegjësit për sulmin.

122283482 2836031386633543 323738120317128572 N Kftf U33701771356305dje 593x443@corriere Web Sezioni

Udhëtimi

Mbulimi i dobët i vendit nga faqet e specializuara për gjurmimin e fluturimeve nuk lejon të jepet në detaje itinerarja e ndjekur nga avioni i prekur. “Atr 72” u ngrit në në ajër në orën 8:29 me orën lokale (3:59 të mëngjesit me orën tonë) nga Naypyidaw për t’u ulur njëzet e pesë minuta më vonë në Loikaw.

Avioni i përfshirë në incident është mjaft i ri (vetëm katër vite që është prodhuar) dhe është një nga 8 ATR-të në flotën e Myanmar National Airlines, linja ajrore kombëtare.

Statistikat

Sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, ka pasur 103 përplasje avioni në Mianmar që nga viti 1919, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 1,099 njerëzve. Në inspektimin e fundit të kryer në vitin 2020 nga “Icao” – agjencia e aviacionit civil të OKB-së – duket se vendi është nën mesataren botërore për sa i përket legjislacionit material, dhënies së licencave të fluturimit, hetimeve të aksidenteve dhe objektit të aeroportit.

 

/ballkanweb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *