E ndërsa opozita është ende në rrëmujë dhe shumë konfuze, socialistët vazhdojnë rrugën drejt mandatit të katërt. Deri tani të qetë. Në pritje të fjalës nga opozita.
Sot Edi Rama i mblodhi deputetët në Elbasan për të drekuar dhe për të dhënë porositë për sesionin e ri parlamentar.
Fokusi ishte sipas burimeve mediatike tek komunikimi. Kërkesa për deputetët ka qenë që të dalin sa më shumë në ekran, pa harruar rrjetet sociale.
Porosia e dytë ka qenë elektorati gri. Ai duhet të bindet. Derë më derë. Porosia e tretë, vota e diasporës. Regjistrimi i tyre pritet të nisë në janar dhe të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.