Në momentet kur përballemi me një situatë stresuese dhe të papritur, disa prej nesh e teprojnë me reagimin, duke i bërë gjërat edhe më keq. Në anën tjetër janë njerëzit që qëndrojnë të qetë dhe i përballojnë situatat me maturi dhe realizëm. Njihuni me shenjat e zodiakut që mund të përballojnë presionin dhe stresin në mënyrë racionale dhe nuk panikosen përballë fatkeqësive.
Demi
Si një shenjë e Tokës, e karakterizuar nga qëndrueshmëria e tij, me meritë fiton vendin e tij në listën e shenjave më të qeta. Demi shquhet për durimin dhe kokëfortësinë e tyre. Ata mbeten të palëkundur në bindjet e tyre, gjë që ndonjëherë mund t’i pengojë, por gjithmonë i ndihmon të reagojnë me qetësi, duke shmangur vendimet e nxituara dhe reagimet stresuese.
Bricjapi
Duke qenë vendimtarë, të fortë dhe të guximshëm, Bricjapët janë “profesionistë” për të qëndruar të qetë dhe të durueshëm në situata stresuese. Njerëzit me këtë shenjë së pari marrin parasysh të mirat dhe të këqijat e çdo situate dhe vetëm atëherë veprojnë në përputhje me rrethanat. Me qëndrimin e tyre të relaksuar dhe përvojën e konsiderueshme, Bricjapët do të mbajnë nën kontroll çdo situatë.
Ujori
Ujorët besojnë në njohuritë e fituara përmes përvojës. Ata e mbajnë mendjen aktive dhe të vetëdijshme për çdo emocion të tyre. Kështu, duke ditur saktësisht se çfarë ndjejnë dhe duke pasur shumë përvoja do të zhvillojnë një qëndrim të relaksuar ndaj çështjeve stresuese dhe do të përpiqen të lehtësojnë çdo problem. Ata kanë aftësinë të “tërhiqen” nga mendimet dhe ndjenjat e tyre dhe të vlerësojnë në mënyrë objektive situatat.