Një pilot 52-vjeçar akuzohet për transportim të emigrantëve të paligjshëm.
Sipas mediave të huaja mësohet se, Richard Styles, është arrestuar ditën e enjte gjatë një operacioni të udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Krimit, duke transportuar nga Belgjika katër shtetas shqiptarë.
Në pranga të policisë gjithashtu kanë rënë katër shqiptarët dhe shoferi i cili do të shoqëronte shqiptarët.
Si Styles ashtu edhe shoferi i taksisë, një burrë 42-vjeçar nga Tooting në Londrën e Jugut, u morën në pyetje nga hetuesit e NCA.
Taksisti është liruar me kusht, në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa tre burra dhe një grua të gjithë shtetas shqiptarë të moshës nga 21 deri në 64 vjeç, mbeten nën kompetencat e emigracionit.