Tre shqiptarët ‘luftë’ me policinë greke, i përndjekin për 20 minuta pas grabitjes

Tre shqiptarë në Athinë janë konfliktuar me policinë , pasi ata kishin vjedhur një makinë e më pas thyen dhe xhamin e një dyqani telefonash duke grabitur rreth 3000 euro mall.

Ngjarja e ndodhur katër ditë më parë ku autorët me origjinë shqiptare, nuk nguruan të sulmonin policët me shpresën se në këtë mënyrë do të shmangnin arrestimin. Ndjekja në rrugët e kryeqytetit zgjati për 20 minuta. Në videon e grabitjes shihet që një burrë i veshur me të zeza dhe me maskë në fytyrë. Ai duket sikur fillimisht po shikon artikujt në dyqan si një klient e më pas nxjerr armën duke ia drejtuar shitësit dhe duke i marrë atij paratë.

“Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, duke i rrezikuar për rrjedhojë jetën”, tha njëri nga efektivët e përfshirë në ngjarje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *