Tre të arrestuar në Elbasan për aksidente dhe dhunë në familje

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë dhunën në familje dhe një aksident që rezultoi në vdekjen e një këmbësori.

Një 23-vjeçar, Xh. P., u arrestua pasi aksidentoi dhe vrau një 69-vjeçar në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Po ashtu, u arrestuan L. Q., 47 vjeç, dhe G. B., për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Në një rast tjetër, një 61-vjeçar, J. K., u arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes.

Procedime penale janë hapur edhe për R. D., 35 vjeç, që tentoi të godiste babain e tij, dhe për dy të rinjtë, M. S., 31 vjeç dhe P. S., 19 vjeç, për një konflikt fizik. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *