Tre shtetas janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për vepra të ndryshme penale. Një 67-vjeçar ka rënë në pranga për dhunë në familje. Ai ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Dy persona të tjerë kanë rënë në pranga pasi akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. K., 67 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -S. H., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; -B. S., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme