Tre të rinj nga Saranda janë shpallur në kërkim pasi kanë goditur me sende të forta një 19-vjeçar në fshatin Metoq të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur më 4 dhjetor 2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lavazh. I riu i goditur, B. A., është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet dhe materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.