Tre turistë u shpëtuan nga policia pasi kishin ngecur në kanionin e Gjipesë.
Mbrëmjen e 30 korrikut, Policia ka marrë njoftim se tre turistë, duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni. Madje njëri prej tyre ishtë dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni.
“Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së dhe forcave të zjarrfikëses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve të moshave 21 vjeç, 18 vjeç dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi që ka patur lëndime në këmbë ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” informoi sot policia.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe ato të Komisariatit Himarë në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrëfikse.
/Burimi videos: Oranews/