Tre turistë çekë janë bllokuar në kufirin mes Thethit dhe Valbonës ndërsa eksploronin zonën.
Lidhur me ngjarjen, policia bën me dije se për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve.
Mësohet se helikopteri e ka të pamundur të ulet dhe të realizojë procesin e shpëtimit për shkak të mjegullës dhe shiut.
Njoftimi i policisë:
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:07, jemi njoftuar se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, 3 turist çek duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve.