Vetëvlerësimi korrespondon me vlerën që i japim vetes. Burimi i vetëvlerësimit mbetet i brendshëm dhe sigurisht varet shumë nga përvoja dhe nga situata familjare. Por pika e nisjes dhe e mbërritjes është brenda nesh.
Rruga drejt rritjes së vetëvlerësimit përfaqëson një drejtim drejt vetënjohjes. Të gjitha gjykimet që i japim vetes varen nga rrugët që nisen brenda mendjes sonë.
3 ushtrime për të rritur vetëbesimin
Ruani buzëqeshjen
Të detyrosh veten të buzëqeshësh për të paktën 10 sekonda ka një efekt të menjëhershëm mbi trurin dhe humorin e përgjithshëm. Për të kurorëzuar ushtrimin duhet të shikoni në pasqyrë ndërsa e bëni . Vëzhgoni veten, zgjasni stërvitjen tuaj dhe ngadalë do ta gjeni veten duke ndjerë se ju pëlqen buzëqeshja juaj, ajo ju jep kurajo, energji dhe vlerë.
Lista e arritjeve
Hartoni një listë të vogël edhe në një fletore të veçantë. Çfarë synimesh keni arritur, çfarë synimesh keni ushqyer, çfarë rezultatesh ju kanë emocionuar. Jini të sinqertë dhe nëse ju shfaqet një buzëqeshje gjatë shkrimit të tyre, kthehuni te ushtrimi i parë dhe stërvituni përsëri. Është një rreth i virtytshëm drejt dashurisë për veten.
Planifikoni veprime altruiste
Besoni apo jo, vetëvlerësimi rritet duke u dhënë të tjerëve. Jo me pritshmëri apo dëshirë për rezultate, por me planifikim, dëgjim të intuitës dhe lidhje me atë që përfaqëson nevojën reale të tjetrit, jo me atë që ne besojmë. Ne dëgjojmë fjalët, kuptojmë detajet. Të jesh i pranishëm ndërsa personi tjetër flet është një dhuratë e jashtëzakonshme. Dhe vlera jonë rritet, madje edhe qetësia.