Tre vajza, detajet e reja, si e vrau gruaja burrin me sëpatë në Sarandë?

Zbardhen detaje të reja nga krimi brenda familjes që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Sarandë. Në fshatin Metoq Elvira Tahiraj 49 vjeç ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre.

Çifti Tahiraj ka 3 vajza, 2 prej të cilave të martuara. Dyshohet se autorja Elvira Tahiraj vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *