Tre vaksina të reja do të futen në vendin tonë për fëmijët, mjekja Rovena Daja: Ja mënyra e aplikimit

Ekspertja e ISHP, Rovena Daja ka dhënë detaje edhe për tre vaksinat e reja që priten të futen në vendin tonë dhe do të aplikohen kryesisht tek fëmijët e vegjël.

Ekspertja ka folur për kancerin e qafës se mitrës, meningokokut dhe hepatitit A.
Mjekja gjithashtu është shprehur edhe se vaksina e kancerit të qafës së mitrës është e rëndësishme të bëhet që në moshën 11 vjeçare dhe efektet e saj do të jenë të dukshme në moshën 40 vjeçare ku është edhe mosha më e rrezikuar nga kjo sëmundje.

“Efekti i vaksinës nuk shikohet që në fillim, pasi nëse ajo do të aplikohet në moshën 11-12 vjeç dhe supozohet që mosha kur prekesh është 40 vjeç nuk duhet që të presim që të ketë një efekt të rëndësishëm. Anglia ka një rezultat të mirë në lidhje me këtë, një eksperiencë të mirë kanë dhe vendet e rajonit, por në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka akoma një vaksinë të tillë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera mjekja është shprehur se është e rëndësishme që të mos neglizhohet vaksinimi anti Covid, pasi pandemia akoma nuk ka përfunduar. Ajo ka theksuar se është e vërtetë që kemi simptoma të lehta të sëmundjes dhe spitale bosh por çdo gjë është e paparashikuar.

“Heqja e masave dhe ulja e numrit të rasteve dhe qarkullimi në vende të ndryshme pa e kërkuar vaksinën bie dhe interesi. Por ne kemi filluar që të punojmë shumë fort me personat e pavaksinuar dhe në çdo qendër shëndetësore po punohet për të bindur qytetarët që të vaksinohet ndaj Covid.

Kordinatorët e qendrave shëndetësore janë në të gjithë zonat e vendit dhe mendojmë se në këtë mënyrë do të mundim të rrisim dhe numrin e vaksinimit. Covid nuk ka mbaruar ende, kemi pasur shenja të ulëta klinike dhe spitalet aktualisht janë bosh, por asnjëherë nuk i dihet dhe është e rëndësishme që qytetarët të kryejnë dy dozat e vaksinimit dhe ato me probleme shëndetësore edhe dozën e tretë. Varianti ri iOmicron BA2 fatmirësisht ka simptoma të lehta dhe numri i shtrimeve në spital është i ulët dhe është ulur edhe numri i testimeve pranë ISHP-së, por meqë situata është e qetë është e rëndësishme që të rritet vaksinimi”, ka thënë mjekja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *