Policia tha se autori i sulmit që la tre viktima e tre të plagsur në qendrën Tregtare Field në Copenhage ishte një 22 vjecar danez.
Ai është arerstuar dhe tashmë akuzohet për sulmin në qendrën më të madhe tregtare në Danimarkë ndërsa ka dyshime të forta se ai kreu një akt terrorist.
Shefi i policisë Soeren Thomassen tha se motivi ishte i paqartë dhe ai nuk mund të përjashtonte një “akt terrorizmi”.
Duke dërguar ngushëllime për ata që kishin humbur të dashurit, kryeministrja daneze tha se dëshironte të inkurajonte danezët të qëndrojnë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë.
“Danimarka u godit nga një sulm mizor natën e së dielës,” tha ajo. “Disa u vranë. Edhe më shumë të plagosur. Familje të pafajshme që kishin dalë për shopping ose të hanin jashtë. Fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.”
“Kryeqyteti ynë i bukur dhe zakonisht kaq i sigurt u ndryshua në një sekondë,” shtoi ajo.
I dyshuari për sulmin në qendrën tregtare kishte në posedim një pushkë dhe municion kur u arrestua, tha policia.
I dyshuari, i përshkruar nga policia si një “danez etnik”, do të përballet me pyetjen nga një gjykatës ditën e sotme.Qednra tregtare Field ka më shumë se 140 dyqane dhe restorante.