Tre viktima në 24 orë nga aksidentet automobilistike/ Policia Rrugore ‘krenohet’ me 11 arrestime dhe 1804 gjoba! Por ‘të fortët’…    

Rrugët në Shqipëri dhe kultura e keqe e të drejtuarit makinën po vrasim më shumë individë se sa çdo luftë apo edhe vet Covid-19.

Gati përditë shënohen aksidente, të plagosur madje edhe viktima në çdo aks kombëtar, kryesor dhe sekondar, por ironia e fatit është se Policia Rrugore që është hedhur në aksion, nuk raporton “pikat e zeza” të trafikut dhe gjendjen mjerane të rrugëve, por krenohet me numrin e madh të gjobave madje edhe me ndonjë arrestim shoferi.

Por nga dje deri sot në më pak se 24 orë, tre shqiptarë kanë humbur jetën në tre aksidente të ndryshme automobilistike në vendin tonë.

Featured image of article: PAMJE TË RËNDA! “Benz-i” përplas makinë në Hamallaj të Durrësit, vdes pasagjerja, mjeti i bërë “copë e çikë”! Policia shoqëron dy drejtuesit e mjeteve

Aksidenti më i fundit ishte ai i ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Hamallaj të Durrësit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë ka ndërruar jetë shtetasja me inicialet E.H., e cila ishte pasagjere në një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Ndërkohë që me mbërritjen në vendin e ngjarjes policia bëri ndalimin e dy shoferëve, ndërsa bën të ditur se po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Featured image of article: Humbi jetën një person! PAMJET nga aksidenti i Tapizës, makinat e bëra “shoshë” prej përplasjes, zjarrfikësit lajnë gjakun me ujë

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Tapizë të Fushë Krujës, kur dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i njërit mjet, i identifikuar si Qemal Shabani rreth 60 vjeç.

Gjithashtu u plagos një 29-vjeçar që drejtonte makinën tjetër si dhe një 39-vjeçare që udhëtonte si pasagjere bashkë me të. Ata u dërguan në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Keci i pret rrugën makinës në Lushnje! Shoferi frenon dhe

Më herët gjatë mbrëmjes së djeshme një 85-vjeçar humbi jetën në një tjetër aksident të ndodhur në një rrugë dytësore që lidh aksin Lushnjë-Fier me Divjakën.

I moshuari udhëtonte me një biçikletë, ndërsa u godit nga një motor që drejtohej nga një 50-vjeçar.

Policia

Ndërkohë, si për ironi të fatit, Policia Rrugore në bilancin e saj të sotëm prezantuar gjithë qejf dhe krenari, ka arrestuar 11 drejtues automjetesh, pezulluar 50 leje drejtimi dhe gjobitur 1 mijë e 804 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Nga ana tjetër vihet re se e njëjta problematikë vijon të përsëritet në aksin Fier-Vlorë ku automjetet kapin shpejtësinë deri në 183 km/h dhe shoferët e “fortë” me automjete luksoze as që duan t’ia dinë se ça ere ka shteti dhe se ça ngjyre ka uniforma e policisë.

I gjithë 2021 ka sjellë një rritje të ndjeshme të aksidenteve në rrugë të cilat janë shoqëruar edhe me një numë të lartë viktimash.

Në total në 6 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 671 aksidente rrugore ndërsa kanë humbur jetën 105 persona.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *