Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë Krujë.
Burime për median bëjnë me dije se një automjet tip ‘Smart’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë. Mësohet se viktima është pasagjeri, Mirjan Tema, 20-vjeç ndërsa ka mbetur është plagosur shoferi Haxhi Vraja. Dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë ajo që ka shkaktar këtë aksident të rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje.
Kujtojmë se sot kanë humbur jetë si pasojë e aksidenteve rrugore dy viktima, të moshës 50 dhe 60-vjeç.