Ditën e djeshme u shënuan tre viktima, ku Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutuan pas një atentati mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës. Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se u zgjodh vendi perfekt, aty ku viktimat të mos kishin mundësi që të ikin, ndërsa shtoi se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë. Gjithashtu ai tha se banda po përdorin mënyrae vrasjesh me klering, ku njëra bandë vret për llogari të tjetrës.
“Kallashnikovi nuk të lë mundësi veprimi, prandaj këto grupe përdorin kallashnikovin, kjo është një vrasje e kryer me pagesë. Organizatorët janë tjetër gjë, porositësit tjetër. Po përdoret shpesh mënyra e vrasjeve me kliring. Ne dhe struktura jonë të zgjidh një hall që ti ke në zonën e Fierit apo Vlorës, dhe kur kemi ne nevojë të kryejmë një vrasje në zonën e Lezhës apo të Laçit na vijnë këta qitësat nga jugu dhe kryejnë punën. Kjo bëhet që të priten fijet. Pra ti shkon te ai që ka marrë porosinë, jo te porositësi. I quaj klering në rastin kur bëhet atentat për atentat, ose atentat kundrejt pagesës. E kanë ditur intinerarin dhe kanë gjetur vendin më të përshtatshëm. Mbi urë nuk shmangesh askush nuk ecën shpejt. Dhe objektivi nuk ka ku të shkojë. Rrezja e veprimit është shumë e ngushtë. Ata kanë qenë të sigurt se viktimat mund të jenë të armatosur. Janë minimumi 60 plumba kallashnikovi. Është përdorur edhe një MP5. Me breshëri se ata nuk donin që të kundërpërgjigjeshin. Ata kanë qëlluar në atë formë që të mos përgjigjeshe. Vetëm me makinë të blinduar mund të kundërpërgjigjesh,”-tha Hoxha.
Po ashtu ka dhënë edhe detaje lidhur me vendet ku ka ushtruar kontrolle Policia dje për të bërë të mundur kapjen e atentatorëve. Megjithatë nuk ia kanë dalë.
“Policia ka kërkuar dje në fshatrat e Niklës. Kanë shkuar edhe në Kurbin, përfshirë edhe Laçin, kanë shkuar edhe në Mirditë, pra Rrëshen, sepse dyshohet që persona në këtë territor mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje. Ky është është veprim i pakoordinuar, aty për atyshëm sepse policia nuk e di se kush është autori apo autorët, thjesht dyshon dhe aludon se atentatin mund ta kenë kryer persona nga Nikla, Laçi apo Mirdita nisur nga ngjarjet e mëparshme,”-shtoi ai.
Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.