Tregon se është ‘triblues’…/ Nga Vlora, Presidenti Meta jep mesazhin: Rinia do ta shpartallojë ekipin e bandave  

Presidenti Ilir Meta, ka dhënë një mesazh të fortë e të qartë sot nga Vlora, ku ka deklaruar se rinia “do ta shpartallojë thellë ekipin e bandave të Astirit dhe horrave të Rilindjes”.

Meta e ka dhënë këtë mesazh nga një takim me futbollistët e vegjël të Vlorës, me të cilët ka pasuar edhe topin.

Në videon që ka publikuar në Fb, Presidenti ka lënë këtë shënim domethënës: “Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të ‘Flamurtarit’ dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtërat e vegjël të ekipit ‘Vlora B’ dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore.

U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të ‘Astirit’ dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë”,- ka theksuar kreu i shtetit.

Presidenti Meta, ka paralajmëruar ndërkohë edhe një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët. Një konferencë që pritet të nisë në orën 10:45, teksa Meta fton dhe kryeministrin Edi Rama ta ndjekë ‘live’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *