Tregtia e drogës përplas grupet shqiptare dhe rome në Greqi, plagoset një person

Të shtënat me armë zjarri mes grupeve rome dhe shqiptare në Greqi kanë krijuar panik tek dëshmitarët. Një person nga një makinë ka hapur zjarr ndaj një tjetri, i cili gjithashtu ndodhej në automjetin e tij.

Autori i cili kishte mjekër dhe mbante të veshur një triko të zezë, ka qëlluar përmes një “Open Astra” kundër burrit që po hipte në një “Audi S3” të bardhë.

Viktima ka marrë një plumb në këmbë dhe i është ofruar ndihma e parë.

“Po flasim për rivalitete mes grupeve shqiptare dhe romëve se kush do të kontrollojë tregtinë e drogës në rajon. Unë kam vite që flas për këtë situatë dhe ja rezultati’, është shprehur kryetari i Bashkisë Kropia, Dimitris Kiousis.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *