Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të marrin pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur që do mbahet në Beograd.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, ka njoftuar ditën e sotme nënshkrimin e një marrëveshje që ka të bëjë me tregtinë e lire mes vendeve te Ballkanit të Hapur, pa u ndikuar nga lufta në Ukrainë.
Sipas Krifcës, kjo marrëveshje thellon me tej bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit të Hapur.
“Sot Këshilli i Ministrave ka miratuar një marrëveshje që do firmoset nesër në Beograd mes vendeve të Ballkanit të Hapur.
Ngritja e një mekanzimi për mbajtjen e tregjeve të hapura, pa asnjë ndërpreje, pa përcaktuar asnjë tavan, pa përmendur asnjë kuotë, një marrëveshje e lire tregtie, pa u cenuar nga efektet e luftes ne Ukraine që kanë kruijuar një nderprerje të zinxhirit ushqimor. Kjo marrëveshje thellon me tej bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit te Hapur, krijon siguri për qytetarët e vendeve të Ballkanit të Hapur”, tha Frida Krifca.