Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se është krenare për marrëdhëniet e forta të Shqipërisë me Amerikën.
Gjatë fjalës së saj në takimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim tha se SHBA-të dhe Shqipëria duhet të përforcojnë bashkëpunimin e tyre në botën e ekonomisë.
Më tej, Kim deklaroi se përveç qeverisë dhe bizneseve, një punë të madhe duhet të bëjë drejtësia dke shtuar se investitorët duan siguri juridike për të investuar.
“Jemi shumë krenarë për të gjitha marrëdhëniet e forta që kemi krijuar. Duam të ndihmojmë Shqipërinë të bëhet e begatë. Negociatat me BE-në janë një botë mundësish për Shqipërinë. Ne e dimë se mes ekonomisë së Shqipërisë dhe SHBA-së duhet të kemi një mjedis të hapur dhe transparent të biznesit. Më shumë biznese amerikane po investojnë në Shqipëri. Tregtia jonë dy palëshe po rritet. Marrëdhëniet tona tregtare janë në nivelin e tyre më të lartë.
Diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri. Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra. Do të ketë më shumë investime kur rregullat për biznese amerikan janë të njëjtat që zbatohen për këdo tjetër”, u shpreh Yuri Kim.