3 të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Beratit pasi 3 të rinjt tregtonin celularë kontrabandë që kapnin vlerën e 37 milion lekëve, kapja e tyre u bë e mundur pas kontrollit të bërë në tre duqanet që të rinjtë administronin. Tre të rinjëne të identifikuar si shtetasit me inicialet M.SH 31 vjeç, N.H 24 vjeç dhe A.B 33 vjeç iu sekuestrohen 95 aparate celulare, me vlerë totale rreth 3.700.000 lekë të rinj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Sekuestrohen 95 aparate celulare të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 3.700.000 lekë të rinj.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Phones”.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë Berat.
U kapën duke tregtuar aparate celulare, të dyshuara të kontrabanduara, procedohen penalisht 3 shtetas.
Sekuestrohen 95 aparate celulare, me vlerë totale rreth 3.700.000 lekë të rinj.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat, në bashkëpunim Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Phones”, si rezultat i të cilit u proceduan penalisht shtetasit:
– M. Sh., 31 vjeç, banues në Kuçovë, administrator subjekti;
-N. H., 24 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti;
-A. B., 33 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti.
Gjatë kontrollit të ushtruar në 3 subjektet (dyqanet) që këta shtetas administronin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 95 aparate celulare të markave të ndryshme, me vlerë totale rreth 3.700.000 lekë të rinj, për të cilët këta 3 shtetas nuk dispononin faturat tatimore përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.