Dy persona janë arrestuar në Krujë, pasi tregtonin lëndë narkotike.
Shtetasit me iniciale M. J., 26 vjeç, L. T., 27 vjeç akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, për shtetasit M. J., 26 vjeç, L. T., 27 vjeç, banues në Thumanë dhe Muriqan, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.