Një person është arrestuar në Korçë për posedim të lëndëve narkotike si dhe të një arme zjarri. Mësohet se personi me iniciale R. T. u kap me 55 doza kanabisi si dhe një armë zjarri automatik, 1 krehër si dhe municion luftarak.
Po ashtu është proceduar penalisht dhe një person me inicale A.M, i cili u kap duke blerë doza kanabisi nga R.T.