Tregtonte ilaçe kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi tregtonte barna kontrabandë.

Shtetasi me iniciale I.M., akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sakaq janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Medicines”. Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, që i mbante në banesë, vihet në pranga 52-vjeçari.

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante në banesën e tij, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medicines”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja M. G., 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Medar Shtylla”, gjatë momentit që shtetasja M. G. po i blinte një sasi medikamentesh shtetasit I. M. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. M., në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *