“Trekëndëshi i Bermudës”, Presidenca- Bashës: Kërkon të provokosh! Po ke paqartësi, eja në zyrë

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, in është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me etiketimin që ai i ka bërë së fundmi kreut të shtetit duke përmendur termin ‘trekëndëshi i Bermudës’.

Blushi i ka kërkuar paqësisht Bashës se nëse ka ‘keiza politike’ apo probleme, e fton në zyrë për tu sqaruar. Ndër të tjera në reagimin e tij zyrtar, Blushi shton se Meta ka gjithmonë një përgjigje për Bashën.

POSTIMI I PLOTË:

Keqardhje, që z.Lulzim Basha, vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur. Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore: 1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale; 2. Bojkoti i reformës në drejtësi; 3. Djegia e mandateve të deputetëve; 4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor; që sollën kapjen totale të shtetit. Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë. Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99. Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET! Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *