Trendi kryesor i kësaj vere është nuanca diellore dhe jo pa arsye po pëlqehet kaq shumë. Kjo nuancë ndihmon në përmirësimin të humorit, është vibrante dhe optimiste.
Është padyshim një ngjyrë që kërkon kombinim perfekt. Influencueset thonë që çelësi është ta kombinoni me copa të shndritshme, në të bardhë, krem ose ngjyrë livande.
Duhet treguar kujdes në përshtatjen e detajeve. Ideja më e mirë është të nisni nga sandalet dhe çanta e lëkurës. Më pas akaloni tek përzgjedhja e rrobave me një të verdhë të pastër, pasi printet janë e gjithë ‘loja’ e re e modës.
E verdha mbahet si simbol i shpresës, relaksimit dhe disi na kujtojnë edhe pushimet dhe kënaqësinë e diellit.
/Priza.al/