Një nga rregullat kryesore në çdo familje është se shapkat e shtëpisë nuk mund të vishen kurrë jashtë shtëpisë.
Mirëpo, duket se këngëtarja Rita Ora e ka thyer këtë rregull, duke na treguar se në fakt një palë shapka të ngjashme si ato që veshim në shtëpi mund të vishen edhe jashtë.
Në disa foto të siguruara nga paparacët në Sydney, aty ku banon dhe artistja, duket se ajo i ka veshur ato duke i kombinuar me veshje sportive. Në fakt duken shumë trendi dhe mbi të gjitha shumë të rehatshme.
Ajo duket se i ka veshur disa herë këto shapka në disa nga shëtitjet e saj. Madje së fundmi, Rita u pa teksa mbërriti për një stërvitje me motrën e saj të madhe dhe menaxheren Elena. Këngëtarja kishte vënë një kapele bejsbolli ngjyrë blu, syze, bluzë të bardhë, steqe dhe çorape të kuqe.