Trendi më i ri i vajzave “të forta” grushte dhe thika për motive të dobëta

Rastet e sherreve ku protagonist janë vajzat janë shtuar së tepërmi kohëve të fundit. Ngjarja e radhës raportohet nga

Ngjarja më e fundit është raportuar sot datë 05.04.2022  në Fier. Një vajzë 19-vjeçare  ka dhunuar  pas një konflikti një gjimnaziste 16-vjeçare.  Është dashur ndërhyrja e policisë që të shuhet sherri mes dy vajzave. Në përfundim policia ka vënë nën hetim 19-vjeçaren, S.G.

Por ky nuk është rasti i vetëm, Priza.al sjell në vëmendje raste të shpeshta konfliktuale mes vajzave, kryesisht për motive të dobëta.

Plas në Kavajë sherr me grushte, 31-vjeçarja rreh për xhelozi një të re

Në  Kavajë një nga vajzat e identifikuara si F. Ç., 31 vjeçe ka goditur me grusht 28-vjeçaren  M. B. Mësohet se ky sherr mes dy vajzave ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia raportohet se ka vënë nën hetim shtetasen F. Ç., 31 vjeçe.

Më 24 shkurt 2022  një tjetër ngjarje  u raportua në Tiranë. 5 vajza janë përfshirë në një sherr me armë të ftohta, konkretisht thika. Referuar gjithnjë forcave të rendit, tre prej tyre kanë përfunduar në spital.

Kur “pasioni” të rrezikon jetën! Përleshja e dy adoleshenteve për partnerin

Jo më larg se një muaj më parë, më 25 janar të këtij viti, një 18- vjeçare me banim në kryeqytet është shpallur në kërkim pasi goditi me thikë një 20-vjeçare pas një sherri mes tyre duke e lënë pas një të plagosur. Arsyet e kësaj përleshjeje thuhet të lenë qenë për motive pasioni.

Sherr me dorezë metalike mes vajzave në Tiranë, arrestohet një 26-vjeçare

Një tjetër konflikt, po mes vajzave është raportuar në nëntor të vitit që lamë pas.

Një sherr mes 3 vajzave ka ndodhur po në Tiranë, sipas uniformave blu një 26- vjeçare ka rënë në pranga si pasojë e një sulmi me dorezë hekuri ndaj një 19 dhe një 18- vjeçareje. Policia ka konstatuar se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Plas sherri mes vajzave në Tiranë! E reja tërhiqet zvarrë për shkallësh, konflikti “shpërthen” në dhunë fizike! Shpulla dhe grushte kokës

Rastet e përfshirjes së vajzave në të tilla konflikte kanë qenë të pranishme edhe pranë insitucioneve arsimore. Në prill të vitit të kaluar pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, dy vajza janë konfliktar me njëra-tjetrën duke arritur në dhunë të rëndë fizike. Arsyet e sherrit mes tyre nuk bëhen të ditura., Njëra prej vajzave ka tërhequr zvarrë për shkallësh vajzën tjetër duke e shoqëruar këtë me grushte kokës.

Tiranë/ Sherr mes vajzash në një lokal, njëra godet me sende të forta dy të tjera

Policia e kryeqytetit ka arrestuar dhe ka referuar materialet në Prokurori për një 21-vjeçare me inicialet E.P pasi dyshohet se të shtunën në ambientet e një lokali në Tiranë ka goditur me sende të forta dy vajza të tjera me inicialet E.E., dhe S.T., konkretisht 21 dhe 22 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes vajzave.

Megjithatë, përfshirja “rozë” në situata të tilla konfliktuale nuk kanë ndodhur vetëm në hapësirat e kryeqytetit, një mori rastesh që kanë përshkallëzuar në dhunë verbale, përdorim armësh të ftohta, arrestime e shtrime në spital kanë qenë të pranishme kudo.

Shkelma e kapje flokësh, plas “grushti” mes vajzave në Vlorë

Dy vajza janë përleshur me njëra-tjetrën në një shkollë në Vlorë ku situata ka marrë një rrjedhë të tensionuar të dhunës verbale. Arsyet e konfliktit mes dy adoleshenteve nuk janë bërë të ditura.

Kapje prej flokësh dhe grushte/ Sherr mes vajzave në Fushë-Krujë, qytetari: Ishin të lidhura me të njëjtin djalë

Një tjetër rast, kësaj radhë të një moshe më delikate është raportuar përmes njoftimeve të qytetarëve dëshmitarë në rrjet, të cilët konfirmuan gjithashtu se vajzat i përkonin moshave 14-15 vjeç. Zbulohet se dy të miturat u përfshinë në konflikt për shkak të një djali. Dy të miturat kishin lidhje intime me të njëjtin mashkull, kaq ka mjaftuar që mes tyre të “vlojë” grushti në Fushë-Krujë.

Sherr mes vajzave në Durrës, e tërheq nga makina dhe e përplas në tokë

Një sherr i paprecedentë ka ndodhur mes dy vajzave në Durrës.

Në video shihet që njëra prej vajzave tërheq zvarrë nga makina një tjetër dhe e dhunon fizikisht. Motivet e rrethanave të ngjarjes janë të paditura.

Sherr mes vajzash në Pogradec, kapen prej flokësh në mes të shkollës

Dy vajza janë përfshirë në një konflikt mes tyre për arsye që ende nuk dihen. Sherri i rëndë mes dy të miturave, të cilat mësohen se janë rreth 16-vjeçe, ka ndodhur në ambientet pranë gjimnazit, ndërsa siç dëshmojnë nxënësit, gjithçka është parë edhe nga mësuesit, të cilët nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Një skenë si në filma/ Sherr masiv mes vajzash shqiptare në mes të Prishtinës, kapen për flokësh tek parkingu i qendrës tregtare

Një rrahje brutale mes një grupi të vajzave është filmuar në orët e mbrëmjes së sotme në lagjen Veternik të Prishtinës. Vajzat përleshen keq mes tyre, një skenë si në filma. Nuk dihen ende detajet e sherrit dhe nëse autoritetet janë duke u marrë me rastin në fjalë.

Fenomeni i “vajzave të forta” është shtuar së fundmi duke ardhur gjithnjë edhe më i frikshëm e brutal. Mjafton edhe një arsye tërësisht banale e tipit “një koment”, “një nënqeshje”, “partneri” që adoleshentet të përfshihen në konflikte të këtij lloji. Ndërhyja e policisë bëhet edhe më e vështirë në momentin që situata përfshin vajza, pasi edhe ndërhyrja nga forcat policore është më e vështirë të neutralizohet. Si dhe është po aq e vështirë të bëhet dallimi mes agresores dhe viktimës./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *