Treni ndan në dy pjesë furgonin e shoferit të Amazon në një aksident dramatik

Një shofer transporti në Amazon është me fat që është gjallë pasi një tren e ka ndarë furgonin e tij në dysh në ditëlindjen e tij të 33-të. Sipas mediave të huaja, përplasja ndodhi të mërkurën e kaluar pranë Ixonia në Wisconsin.

Shoferi Alexander Evans tha se kur treni u përplas me furgonin e tij, ai ndjeu një lloj presioni të madh.

Ende i tronditur, ai ka thënë: “Nuk e dija çfarë ndjeja”.

Duke folur me gazetarin, ai tha se kontrolloi që “pista” ishte e pastër ndërsa iu afrua kryqëzimit dhe nuk pa ndonjë gjë që po vinte. Duke qenë se është i shurdhër në veshin e tij të majtë, ai nuk e dëgjoi borinë e trenit në fillim, por më pas dëgjoi “një bip të gjatë” dhe përshpejtoi në një përpjekje për të dalë nga rruga e trenit.

Evans tha se ende nuk mund ta besojë se është gjallë dhe tha se do të kishte një festë e veçantë këtë vit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *