Si sot tre vite më parë, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Ajo përfundoi shkollën e muzikës në Beograd dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës. Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi.
Në vitet e rinisë Nexhmije Pagarusha ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të mëdhenj. Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë.
E njohur si bilbili i këngës shqipe është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, veçanërisht me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.
Pagarusha mbajti koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në vitin 2018-të, ikona e muzikës shqiptare u dekorua me medaljen e “Mirënjohjes” nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Çmimi i mirënjohjes iu akordua këngëtares Pagarusha përmes propozimit të një Akademie në Florida, i cili është çmim periodik vjetor që firmoset nga Presidenti amerikan për Personalitete që kanë impakt mbi njerëzit dhe shoqëritë e tyre, konkretisht në fushën e artit.
Në ceremoninë e organizuar për 85 vjetorin e artistes së madhe shqiptare në Akademinë e Arteve në Tiranë, nga Shoqata ‘RessEgnatia’ dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ishin të pranishëm Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta, personalitete të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova, familjarë, miq, artistë dhe artdashës.