Dea dhe Nita kërkuan nga “Vëllai i Madh” disa djem që t’i përkëdhelnin dhe ai ju solli Shpatin.
Ish-basketbollisti dhe moderatori nga Gjakova u bë pjesë e shtëpisë një javë më parë. Por, kujt do t’ja merrte mendja se ai dikur kishte pasur një “romancë” me Nita Latifin, banoren tjetër të “BBV”, njëkohësisht edhe mikeshën e Deas brenda shtëpisë.
U duk se që në hyrje të Shpatit, Dea Mishel ia vuri syrin dhe nga shumë u konsiderua si një trekëndësh Nita-Shpati-Dea. Kjo situatë është diskutuar “Prime-n” e mbrëmshëm me të tre protagonistët, të cilët e kanë mohuar absolutisht diçka të tillë.
Nita: Unë jam gëzuar kur ka hyrë Shpati. Është dikush që njoh. Jemi shokë shumë të mirë. Kaq. E mbështes çdo dashuri dhe pëlqim që mund të ndodhë. E ndjej si një shok timin.
Dea: Deri në këtë pikë nuk e kam njohur mjaftueshëm Shpatin, sa të kem një pëlqim. Unë e kuptoj të shkuarën e secilit.
Shpati: Me Dean jemi shumë shokë të mirë.
Edhe më herët Nita u pyet nëse është ndjerë xheloze kur Shpati u afrua me Dean. Ajo e mohoi, duke treguar se me Shpatin njihet para shumë vitesh, madje shtoi se mes tyre ka pasur edhe puthje.
“Ka ndodhur thjesht një puthje. Para 4 viteve kemi dalë në një takim”,- tregoi Nita.